Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

661 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërrojnë jetë 6 pacientë

Lapsi.al 5 November 2020
661 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërrojnë

Një tjetër rekord infektimesh nga COVID-19 është shënuar në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 661 persona nga 1617 testime, ndërsa kanë ndërruar jetë 6 pacientë.

Brenda 24 orëve janë raportuar gjashtë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3, Ferizaj 1, Gjilan 1 dhe Malishevë 1 të cilat i përkasin grup-moshës 50-59 vjeç 1 rast, 60-69 vjeç 2 raste, 70-79 vjeç 1 rast me mbi moshën 80 vjeçare janë 2 raste.

Numri total i rasteve pozitive është 22.206 raste nga 102.012 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 720 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.921 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.565.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 324 raste, komuna Ferizaj 42 raste, komuna Fushë Kosovë 39 raste, komuna Gjilan 37 raste, komuna Gjakovë 35 raste, komuna Podujevë 35 raste, komuna Lipjan 19 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Shtime 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Hani i Elezit 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kllokot 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe komuna Junik 1 rast.

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI