Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka pranuar zyrtarisht pozitën e presidentes së Kosovës. Ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës.
Osmani pritet t’i drejtohet sot qytetarëve përmes një konference për media në orën 17:00. Ndërkohë sot ish-presidentit Hashim Thaçi i është konfirmuar aktakuza e ngritur nga ana e Gjykatës Speciale.