Flash

Një tjetër vetëvrasje nga pasojat e Covid në Shqipëri

Lapsi.al 3 November 2020
Një tjetër vetëvrasje nga pasojat e Covid në Shqipëri

I jep fund jetës një tjetër i sëmurë me covid në vendin tonë. ABC Neës ka mësuar se 77-vjeçari Hekuran Korça është hedhur nga ballkoni i shtëpisë në katin e tretë të një pallati në zonën e Shkozës në Tiranë. Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës. Ai u dërgua në spitalin e Traumës, por pas disa orësh nuk mundi t’u mbijetojë plagëve në trup.

ABC News raporton se para një jave, ai kishte dalë pozitiv me koronavirus. I moshuari u shtrua në Spitalin Infektiv ku iu nënshtrua terapisë mjekësore. Ditën e diel 77-vjeçari iu nënshtrua sërish tamponit dhe sipas mjekëve ai ishte negativizuar. Pas kësaj përgjigje, mesditën e së hënës, Hekuran Korça la spitalin, por vetëm pak orë më pas ndërmori aktin ekstrem.

I moshuari, babai i 5 fëmijëve jetonte vetëm në banesë. Jashtë kamerave, një prej fqinjëve tregon gjendjen e 77-vjeçarit kur mbërriti në banesë nga Infektivi.

“E sollën atë ditë nga spitali. Edhe bombolën e oksigjenit e kishte, e kishin marrë. 4-5 ditë kishte në spital. Atë pikëpyetje kemi edhe ne. Si e nxori mjekësia nga spitali kur ai ishte pa qejf. Unë kam kontakt me nusen edhe më tha që babai nuk është keq që u rrëzua, se u rrëzua butë nëpër pemë, por ka probleme me Covid-in”.

Fqinjët shprehen të shqetësuar për përhapjen e virusit në pallatin e tyre.

“Kemi plot këtu me covid, çfarë të bëjmë. Vëmë maskën edhe ja”.

Një muaj më parë, Hekuran Korça kishte humbur pas një sëmundje të rëndë një prej vajzave që jetonte në Greqi. Kjo fatkeqësi por dhe trauma e shkaktuar nga covid kanë qenë shkaqet që kanë ndikuar në rëndimin e gjendjes së tij psikologjike, pas së cilës ndërmori dhe aktin ekstrem. Gjatë kohës së pandemisë, 3 pacientë me koronavirus u hodhën nga lartësia nga spitali Shefqet Ndroqi, duke ndërruar jetë në vend. /abcnews

Të këshilluara

Ministri Klosi infektohet me Covid

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi rezultoi pozitiv me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan...

21:29

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI