Flash

Holanda bllokon negociatat me Shqipërinë: Nuk përmbushi kushtet

Lapsi.al 3 November 2020
Holanda bllokon negociatat me Shqipërinë: Nuk përmbushi kushtet

Parlamenti holandez duket se e ka marrë vendimin. “JO” hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Shkak është mosplotësimi i kushteve nga qeveria shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin holandez Pieter Omtzigt i cili shkroi në Twitter se vendi i tij nuk do të japë pëlqimin duke renditur edhe arsyet.

“Sapo patëm një debat në parlamentin holandez. Qeveria holandeze, ministri Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin. Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në nivelet e larta dhe reformën zgjedhore, veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj “reforme”. – shkruan Omtzigt në Twitter. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Hapet xhamia e parë në Athinë

Është hapur në kryeqytetin grek, Athinë, xhamia e parë për besimtarët myslimanë. Këtë të hënë besimtarët kanë nisur faljen pas 14 vjet pritjeje që nga momenti i...

18:32

ISIS: Ne e kryem sulmin në Vjenë

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Vjenë, në të cilin u ekzekutuan 4 persona të pafajshëm. Në deklaratën e këtij grupi, të publikuar nga agjenc...

20:28

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI