Flash

Vetoja e Holandës, Basha: Rama është pengesa kryesore për Shqipërinë në BE

Lapsi.al 3 November 2020
Vetoja e Holandës, Basha: Rama është pengesa kryesore për

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha komentoi në një intervistë për emisionin “Tempora” në Ora News lidhur me lajmin se Holanda ka bllokuar zyrtarisht hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Basha tha se Rama sa herë që ka lajme të këqija fshihet pas “komitetit” duke ironizuar kryeministrin.

“Patjetër që edhe për këtë fajin e ka Komiteti. Përgjegjësinë e ka Komiteti. Kur ka lajme të këqija, Edi Ramën e keni në piknik, fajin e ka Komiteti. Kësaj radhë e ka fajin Komiteti holandez.

Debati ka qenë shumë i gjatë dhe prononcimi edhe i qeverisë edhe i Parlamentit holandez përfshin të gjitha problemet. Përfshin edhe problemin e mos-hetimit të krimeve, të funksionarëve të lartë. Atë e ke edhe në Twitter-in e Omtzigt-it, edhe krimet elektorale janë diskutuar në parlamentin holandez. Por pak rëndësi ka sepse shqiptarët e prisnin. Rëndësi ka konkluzioni i kësaj.

Lajm i mirë është se nuk ka shqiptar mos ta kuptojë më që pengesa e vetme për hyrjen e Shqipërisë në Europë është Edi Rama dhe kjo është një patentë sjellje. Ju e mbani mend kur do futeshim në NATO bëri demonstrata. Kur do hiqnim vizat çoi letër në Bruksel mos u hiqni vizat shqiptarëve se do ju vijnë azilantët.

Kur ishte puna për të marrë statusin e vendit kandidat bllokoi 3 ligjet në parlament dhe tani ka vit pas viti që hap shampanjë kot ndërkohë që ne vetëm na shtohen kushtet ishin 3 u bënë 5, u bënë 7, u bënë 9, tani janë 15 kushte” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ministri Klosi infektohet me Covid

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi rezultoi pozitiv me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan...

21:29

Hapet xhamia e parë në Athinë

Është hapur në kryeqytetin grek, Athinë, xhamia e parë për besimtarët myslimanë. Këtë të hënë besimtarët kanë nisur faljen pas 14 vjet pritjeje që nga momenti i...

18:32

ISIS: Ne e kryem sulmin në Vjenë

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Vjenë, në të cilin u ekzekutuan 4 persona të pafajshëm. Në deklaratën e këtij grupi, të publikuar nga agjenc...

20:28

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI