Flash

Detaje të reja/ Mediat malazeze: Një grup kriminal shqiptar tentoi të trafikojë 2 ton kanabis

Lapsi.al 3 November 2020
Detaje të reja/ Mediat malazeze: Një grup kriminal shqiptar tentoi

Mediat malazeze kanë dhënë detaje të reja për kamionin me mbi 2 tonë kanabis të kapur nga policia dhe doganat e tyre ditën e sotme në pikën doganore të Hanit të Hotit. Gazeta “Vijesti” shkruan se është arrestuar një 40-vjeçar shqiptar i identifikuar si Elvis Calik ndërsa një tjetër person është ndaluar si i dyshuar i lidhur me këtë rast. Sipas të njëjtave burime droga u kap në terminalin doganor në një aksion të përbashkët të Drejtorisë së Policisë dhe administratës doganore dhe se sipas autoriteteve kishte disa muaj që po hetohej për këtë linjë të trafikut.

“Sot, u krye një veprim i përbashkët i Administratës së Policisë dhe Administratës Doganore, i kryer për një periudhë disa mujore, që synonte ndërprerjen e rrugës ndërkombëtare të kontrabandës së drogës nga Shqipëria përmes territorit të Malit të Zi për në vendet e Evropës Perëndimore”, - thuhet në një deklaratë të autoriteteve malazeze.

Sipas të njëjtave burime kamioni i ngarkuar me fruta i drejtuar 40-vjeçari shqiptar kishte hyrë nga Shqipëria dhe ishte transit në Malin e Zi pasi kishte destinacion vende të Europës Perëndimore. Oficerët e policisë zbuluan 9 paleta të mbushur me marijuanë me një peshë totale prej rreth 2 tonë.

Në deklaratën e autoriteteve malazeze thuhet gjithashtu se nga të dhënat operacionale bëhet fjalë për një grup të organizuar kriminal aktiv në territorin e Republikës së Shqipërisë që ka provuar të kontrabandojë rreth 2 tonë marijuanë në Evropën Perëndimore. Për ngjarjen reagoi edhe policia shqiptare që tha se kamioni kishte hyrë në vendin tonë nga Greqia dhe se nuk dihet ku u ngarkua marijuana. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Hapet xhamia e parë në Athinë

Është hapur në kryeqytetin grek, Athinë, xhamia e parë për besimtarët myslimanë. Këtë të hënë besimtarët kanë nisur faljen pas 14 vjet pritjeje që nga momenti i...

18:32

ISIS: Ne e kryem sulmin në Vjenë

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Vjenë, në të cilin u ekzekutuan 4 persona të pafajshëm. Në deklaratën e këtij grupi, të publikuar nga agjenc...

20:28

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI