Flash

Ambasada holandeze: Çfarë ndodhi në parlament për negociatat me Shqipërinë

Lapsi.al 3 November 2020
Ambasada holandeze: Çfarë ndodhi në parlament për

Ambasada holandeze në Tiranë ka reaguar pas deklaratës së Raporterit për Shqipërinë në Parlament, Pieter Omtzigt i cili shkroi në Tëitter se vendi i tij nuk do të japë pëlqimin për hapjen e negociatave dhe konferencës së parë ndërqeveritare.

Ambasada holandeze analizon ngjarjet duke nisur nga 6 tetori, kur KE publikoi paketën e zgjerimit dhe raport progresin për Shqipërinë.

Sa i përket diskutimit të sotëm në parlamentin holandez, ambasada shkruan se ka pasur një debat në përgatitje të takimit të Këshillit Europian të Çështjeve të Përgjithshme që do të mbahet në datën 10 nëntor, pjesë e të cilit ishte dhe paketa e zgjerimit që përfshin Shqipërinë.

REAGIMI I AMBASADES HOLANDEZE

Në datën 6 tetor, Komisioni Europian publikoi paketën e zgjerimit, pjesë e së cilës ishte dhe raport progresi për Shqipërinë për 2020.

Ditën e premten, datë 3 tetor, qeveria holandeze dërgoi në parlament vlerësimin e saj për këtë paketë zgjerimi.

Po të njëjtën ditë, Ministri Blok dhe Ministri në detyrë Cakaj patën një takim online, gjatë të cilit Shqipëria u komplimentua për progresin e bërë me reformat, pavarësisht rrethanave të vështira.

Sikurse citohet edhe në letrën dërguar Parlamentit, qeveria holandeze e njeh se Shqipëria ka vijuar të bëjë përparim në të gjitha fushat kryesore (prioritetet kyçe).

Njëkohësisht, qeveria nënvizon se është e rëndësishme krijimi i Gjykatës Kushtetuese funksionale në Shqipëri, amendimi i ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias si dhe vijueshmëria e punës me ndërtimin e track-record në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Holanda mbetet e angazhuar në mënyrë aktive për të mbështetur Shqipërinë në reformat e vazhdueshme në forcimin e shtetit ligjor.

Njëherë që të gjitha kushtet e vendosura në mars 2020 sipas konkluzioneve të Këshillit Europian të jenë përmbushur, do të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

Sonte ka pasur një debat në parlamentin holandez në përgatitje të takimit të Këshillit Europian të Çështjeve të Përgjithshme që do të mbahet në datën 10 nëntor. Pjesë e këtij debati u fokusua në përgjithësi për paketën e zgjerimit, përfshi edhe Shqipërinë.

Të këshilluara

Ministri Klosi infektohet me Covid

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi rezultoi pozitiv me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan...

21:29

Hapet xhamia e parë në Athinë

Është hapur në kryeqytetin grek, Athinë, xhamia e parë për besimtarët myslimanë. Këtë të hënë besimtarët kanë nisur faljen pas 14 vjet pritjeje që nga momenti i...

18:32

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI