Flash

"Venecia" pranon të shyrtojë kërkesën e Metës për Kodin, por jo me procedurë urgjente

Lapsi.al 27 October 2020
"Venecia" pranon të shyrtojë kërkesën e Metës

Komisioni i Venecias ka pranuar të shqyrtojë kerkesën e Presidentit të Republikës Ilir Meta për të dhënë një opinion për ndryshimet që Parlamenti miratoi në mënyrë të njëanshme në Kodin Zgjedhor.

Sipas një letre që ky komision i ka dërguar kreut të shtetit thuhet se e pranon kërkesën e Presidentit Meta dhe në seancën më të parë të muajit dhjetor do shqyrtohen ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të bëra në Shqipëri.

Por Komisioni i Venecias ka rrëzuar kërkesën e Metës për ta shqyrtuar kërkesën me urgjencë me argumentin se ka pak kohë deri në seancën e radhës dhe se ajo do të kalojë me procedurë normale në muajin dhjetor.

Kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do ta presë opinionin e Venecias dhe do ta rrëzojë dekretin e Metës. Rama nuk ka dëgjuar as apelet që kanë ardhur nga Bashkimi Europian për të mos u nxituar. ©LAPSI.al

LETRA

I nderuar Z. President,

Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” kam nderin t'ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, në kohën më të shkurtër të mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe për kompleksitetin e çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente.

Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t'i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR.

Shfrytëzoj këtë rast për t'ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias.

Juaji me besnikëri,

Gianni Buquicchio

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI