Flash

Siguria kibernetike e rrjeteve/ One Telecommunications me standartet më të larta

Lapsi.al 27 October 2020
Siguria kibernetike e rrjeteve/ One Telecommunications me standartet më

Në epokën e re që po jetojmë, rrjeti dhe komunikimi janë më të rëndësishme se kurrë më parë, ndaj edhe diskutimet rreth sigurisë së rrjeteve janë shtuar. Për sigurinë kibernetike të rrjeteve, Elvin Guri, aksioneri kryesor i One Telecommunications ndau perspektivën e tij, në panelin e Samitit Digjital te Balkanit Perëndimor. Nga perspektiva e sigurisë, z.Guri theksoi se “komunikimi përmes rrjetit është thelbësor për shoqëritë moderne.” Kjo rrit si varësinë nga prodhues të caktuar të pajisjeve, ashtu edhe rreziqet që kanosen nga ekspozimi në rrjet.

Aktualisht, rreziqet janë edhe më të larta gjeopolitikisht, pasi institucionet dhe shtetet përdorin të dhënat kibernetike për të zgjeruar sferen e influencës së tyre si dhe për të konkurruar më mirë ekonomikisht. Në këto kushte, telekomunikacioni duhet të jetë edhe më i vëmendshëm. “Ne duhet të kujdesemi si për aspektin fizik te infrastrukturës (dmth pajisjet dhe origjina e tyre), ashtu dhe aspektin digjital apo të programeve software. Sepse duhet të jemi në linjë me standartet më të larta të sigurisë. Kjo sjell kosto më të larta, sigurisht, dhe ne këtë e kemi llogaritur tek kostot e investimit, duke zgjedhur partnerë të besueshëm për implementimin e rrjetit si edhe duke iu bashkuar inisiativës së “Rrjetit të Pastër” dhe duke aplikuar Protokollet e Pragës dhe direktivat e Bashkimit Europian për sigurinë kibernetike”.

Guri gjithashtu dha mesazhin se duke qenë tregje të vogla dhe shtete të vogla, është e rëndësishme që vendet e Ballkanit Perendimor të bashkëpunojnë në nivel rajonal, në të kundert do ta kenë edhe më të vështirë për të tërhequr investitorë të mëdhenj.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshje ...

09:54

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI