Flash

Rikthehet dialogu Kosovë-Serbi, të enjten takohen ekspertët në Bruksel

Lapsi.al 27 October 2020
Rikthehet dialogu Kosovë-Serbi, të enjten takohen ekspertët

Pas më shumë se një muaji, të enjten më 29 tetor në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Kështu kanë thënë burimet diplomatike në Bruksel pa dhënë më shumë hollësi rreth takimit.

Ky takim ishte planifikuar të zhvillohej në fund të muajt shtator, por ishte shtyrë për shkak të masave parandaluese kundër pandemisë së koronavirusit si dhe për shkak të pengesave të paraqitura rreth temave në dialog, për të cilat palët nuk ishin dakord.

Kosova në nivel ekspertësh përfaqësohet nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, ndërkaq Serbia përfaqësohet nga Marko Gjuriq.

Sipas burimeve në Bruksel, pritet që temë e diskutimeve që do të zhvillohen të enjten të jenë çështjet financiare dhe pretendimet pronësore të palëve, tema për të cilat ishte diskutuar edhe në takimet e mëhershme.

Takimi do të zhvillohet duke respektuar masat e rrepta që kanë vendosur këto ditë autoritetet e Belgjikës, por edhe vet institucionet e Bashkimit Evropian, për të frenuar përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka rinisur gjatë kësaj vere dhe deri më tani janë zhvilluar disa takime, si në nivel të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq., por edhe mes delegacioneve në nivel ekspertësh.

Por, për më shumë se një muaj nuk ka pasur takime ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë dhe njëra prej shkaqeve ishte refuzimi i Kosovës për të biseduar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe insistimi i Serbisë që të bisedohet për këtë temë si prioritet.

Për të përgatitur takime të reja, në Kosovë dhe Serbi, para një jave kishte qëndruar i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshje ...

09:54

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI