Flash

Kryemadhi: Lefter Koka u përjashtua nga LSI pasi firmosi për inceneratorët

Lapsi.al 26 October 2020
Kryemadhi: Lefter Koka u përjashtua nga LSI pasi firmosi për

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka komentuar firmën e ish-ministrit të LSI-së, Lefter Koka në ndërtimin e inceneratorëve. E ftuar në studion e “Opinion”, Kryemadhi tha se Koka, për këtë firmë është përjashtuar nga LSI-ja, pavarësisht se ai vetë ka kërkuar që LSI-ja të ndërhyjë për këtë çështje.

“Ai ish-ministër është larguar për shkak të abuzimit në çështjen e inceneratorëve. Marrëdhënia e ministrave të LSI me strukturat ka qenë zero. Ajo është një çështje pavarësie nga struktura e partisë. Por gjithsesi, do ta marrim vesh nëse Koka e hodhi firmën se deshi, apo se ja propozoi ai. Do ta shohim dhe këtë. Por unë e kam thënë edhe më herët. Pozicionimi i LSI ka qenë kundër inceneratorëve dhe LSI-ja nuk mbështet asnjë skemë korrupsioni,”– tha Kryemadhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI