Flash

Studimi/ Në Itali qarkullojnë 5 variante të covid-19

Lapsi.al 26 October 2020
Studimi/ Në Itali qarkullojnë 5 variante të covid-19

Coronavirus nuk është aspak më pak agresiv se në pranverë. Në Itali janë identifikuar 5 variante të tij. E thotë këtë një studim i task forcës të qendrës së bioteknologjisë së avancuar në Napoli. Sipas këtij studimi virusi ka pësuar mutacione, por për të nxjerrë përfundime më të qartë do të duhen eksperimente më të avancuara. Studimi thotë se Coronavirus nuk është më pak i rrezikshëm për më tepër që vijon të shumohet në mënyrë efikase.

“Nga të dhënat e deritanishme të bazuara në 246 gjenome të pacientëve me covid-19 del se janë 5 lloje të virusit” – i tha agjencisë ANSA gjenetisti Massimo Zollo. Ai thotë se variantet e identifikuara janë 19A, 19B, 20A, 20B dhe 20C të shpërndarë në të gjithë Italinë. Tani po punohet për të parë shpërndarjen e tyre nëpër rajone. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI