Flash

Komisioni e skualifikoi nga gara në PD, Ervin Salianji tregon 'forcën' nga Korça: Më 25 prill fitojmë thellë (VIDEO)

Lapsi.al 27 October 2020
Komisioni e skualifikoi nga gara në PD, Ervin Salianji tregon

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka zhvilluar sot një takim me strukturat e PD në Korçë, në një sallë të tejmbushur me mbështetës, ku ka shprehur bindjen për fitoren e Partisë Demokratike. Ai është shprehur mirënjohës ndaj demokratëve, teksa ka thënë se “ Ne Shqiperine tone shume pak kemi degjuar te thuhet faleminderit, ju faleminderit dhe mirenjohje për ju, për çdo votë për çdo kontribut. Mirenjohja eshte kollone e ndertimit dhe se bashku kemi ndertuar tullë më tullë në çdo cep një strukturë të fortë dhe fituese qê asgjë se prek dot”.

Më tej, ish-deputeti ka deklaruar se “Së bashku kemi përballuar shumë veshtiresi dhe padrejtesi vitet e opozites jane te veshtira per ju dhe familjet tuaja. E di se sa keni vuajtur ne 8 vite opozitë pa përfituar asgjë, keni dhene dhe do jepni sepse ju luftoni për ideale, pavaresisht se ju kane sakatuar ne biznese, ne vende pune, ju kanë presionuar dhe kërcënuar por sia kane dale e sdo ia dalin. Ju Jeni Partia Demokratike, partia e lirisë! Çdo përballje me veshtiresitë se bashku kemi menduar pergjegjesine e gjithe shqiptareve prandaj nuk terhiqemi e nuk do tërhiqemi!”

Gjithashtu, ish-deputeti Salianji është shprehur se PD ka nxjerrë qelbin e korrupsioni, krimit dhe pisllëkut të qeverisë.

“Ne kemi zgjedhur luften e perplasjen, ju kemi dalë përballë pa u fshehur, kemi nxjerre qelbin e korrupsionit, krimit dhe pisllekut ne siperfaqe, është vetem ceshtje kohe sa te thahen e treten dhe te ikin me gjithe peshtiresine qe kane krijuar #25 Prill ne do te sjellim ndryshimin! Të gjithë bashkë me fitoren e thellë të Partisë Demokratike”, ka përfunduar ish-deputeti.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshje ...

09:54

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI