Flash

285 raste të reja me Covid në Shqipëri, 7 pacientë ndërrojnë jetë

Lapsi.al 27 October 2020
285 raste të reja me Covid në Shqipëri, 7 pacientë

Vijojnë prej ditësh shifrat e larta nga koronavirusi në vend. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një rekord viktimash, ku kanë humbur betejën me virusin e rëndë 7 pacientë. Gjithashtu, gjatë këtyre orëve janë regjistruar edhe 284 raste të reja infektimi, nga 1278 testime të kryera.

Të dhënat e MSH:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1278 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 284 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 103 qytetarë, duke e çuar në 10808 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

119 raste në Tiranë, 29 në Shkodër, 26 në Durrës, 13 në Vlorë, 12 në Pogradec, 11 në Korçë, nga 10 raste në Fier, Elbasan, 9 në Lushnje, 8 në Berat, nga 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, Përmet, nga 5 raste në Krujë, Devoll, Sarandë, 4 në Librazhd, Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 285 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një infermiere 50 vjeçare nga Elbasani një mjek 64 vjeçar nga Lushnja, një 61 vjeçare, një 62 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana, një 78 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5 – 2 m dhe higjienën e duarve.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 284

Të shëruar ne 24 orë 103

Të shtruar në spitale 285

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 1278

Testime totale 119,607

Raste pozitive 19,729

Raste të shëruara 10,808

Raste Aktive 8,434

Humbje jete 487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4302

Durrës 809

Fier 551

Shkodër 521

Korçë 506

Lezhë 387

Elbasan 380

Vlorë 338

Berat 238

Kukës 182

Gjirokastër 128

Dibër 92

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshje ...

09:54

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI