Flash

PD nxjerr foton administratores së inceneratorit të Elbasanit: Mafia për të cilën ajo punon, e detyroi sot të reagonte

Lapsi.al 27 October 2020
PD nxjerr foton administratores së inceneratorit të Elbasanit: Mafia

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratës së Stela Gungalljas, administratores së kompanisë që ka marrë koncensionin e inceneratorit të Elbasanit. Alibeaj publikon edhe një foto të saj, ku shfaqet krah Ramës dhe ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini. Sipas Alibeajt, atë e ka detyruar të reagojë mafia për të cilën ajo punon.

"Reagimi i administratores së kompanisë së inceneratorëve, Stela Gugallja, me fjali të stilit “alla Rama”, është një shantazh më vete. Sot, mafia me të cilën ajo punon, e detyron të reagojë; nesër, për të shpëtuar veten, ia hedhin përpara drejtësisë, siç kanë bërë deri tani, për të shpëtuar veten e tyre. Natyrisht, peshku i madh, marifteçiu i vjetër, Edi Rama, nuk do t’ia hedhë dot duke përdorur emrat e këtyre që qendrojnë përpara mafias së plehrave", shkruan Alibeaj.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI