Flash

Tjetër bilanc i rëndë nga Covid në Itali, 221 jetë të humbura

Lapsi.al 27 October 2020
Tjetër bilanc i rëndë nga Covid në Itali, 221 jetë

Rëndohet situata e koronavirusit në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 21,994 raste të reja me virusin e rrezikshëm, nga 174,398 teste të kryera. Po ashtu, autoritetet e vendit konfirmuan se brenda ditës kanë ndërruar jetë nga Covid-19 edhe 221 qytetarë. Rajoni me numrin më të lartë të të infektuarve është sërish Lombardia, ku u regjistruan 5,035 raste të reja, e ndjekur nga Piemonte (2,458), Campania (2,761) dhe Lazio (1,993). Ndërkohë, presioni mbi njësitë e kujdesit intensiv po rritet. Edhe 127 pacientë të tjerë raportohet t’i jenë shtuar këtij pavijoni. Ndërsa, në total, numri shkon në 1,411.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI