Flash

Mbërrin në Athinë Sergei Lavrov, Rusia mbështet Greqinë: Ka të drejtë të zgjerojë detin me 12 milje

Lapsi.al 26 October 2020
Mbërrin në Athinë Sergei Lavrov, Rusia mbështet

"Greqia është në të drejtën e saj që të përcaktojë hapësirën e ujërave territorialë me fqinjët". Me këtë deklaratë, ministri i Jashtëm i Rusisë, nisi të hënën vizitën zyrtare në Athinë për t’i dhënë shans të ri shkrirjes së akujve dyvjeçarë diplomatikë mes dy vendeve.

Ai e bëri komentin përpara takimit me homologun grek, Nikos Dendias, më vonë me kryeqeveritarin, Qirjakos Micotaqis dhe me kryetarin e opozitës, Aleksis Cipras.

“Si palë nënshkruese e Konventës së OKB-së për Ligjin e Detit, vlerësojmë se Neni 3 ia njeh çdo shteti të drejtën sovrane për t’i shtrirë ujërat e vet territorialë me 12 milje detare. Problemet që lidhen me delimitimin e shelfit kontinental dhe Zonën Ekonomike Ekskluzive, fqinjët duhet t’i zgjidhin sipas të drejtës ndërkombëtare,” – deklaroi Lavrovi në një intervistë për AMNA-n, teksa bëri thirrje për përfshirjen në dialog politik të palëve të interesuara.

Deklarata e tij u fokusua te konflikti i fundit Ankara-Athinë për territoret ujore dhe energjetike në Mesdheun Lindor.

Por me këtë bindje ministri i Jashtëm grek, Dendias, dhe kryeministri Edi Rama justifikuan javën e kaluar edhe vendimin për t’i adresuar në Hagë mosmarrëveshjet dypalëshe për kufijtë detarë.

Gazeta “To Vima” raportoi se kjo ide i ishte propozuar palës shqiptare në muajt e verës pasi bllokada që paraqiste Gjykata Kushtetuese në Shqipëri nuk po anashkalohej me diplomaci.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI