Flash

Infektohen me Covid 3 mjekë në spitalin e Matit

Lapsi.al 26 October 2020
Infektohen me Covid 3 mjekë në spitalin e Matit

Rritet fluksi i personave që preken nga Covid-19 në bashkitë Mat e Klos, duke paralizuar edhe institucionin e Spitalit Bashkiak Mat, apo zyra të Bashkisë Klos. Burime të sigurta informacioni pranë NJVKSH Mat flasin për të paktën tre mjekë të Spitalit Bashkiak Mat që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe 4 personel bluzash të bardha që janë të karantinuar. Kjo ka bërë që të paralizohen të paktën tre reparte të shërbimit parësor shëndetësor në këtë spital, ai i kirurgjisë, i ORL-së dhe i Pediatrisë.

Shifra aktuale e qytetarëve të prekur nga koronavirusi në bashkinë Mat ka shkuar në 11.

Por edhe në bashkinë Klos janë 9 persona pozitivë me sëmundjen e shkaktuar nga Sars/Cov-2. Madje në këtë bashki virusi korona ka prekur edhe punonjës të aparatit bashkiak, duke paralizuar deri diku sektorë të veçantë të saj.

Informacionet e siguruara nga burimet tona flasin për një situatë të rënduar në bashkinë Mat e Klos nga përhapja e Covid-19.

Nga ana tjetër, zbatimi i masave të parashikuara nga protokolli i sigurisë antiCovid kërkohet të vihet në jetë nga të gjithë qytetarët për ndalur përhapjen e kësaj sëmundjeje misterioze. Kryesorja qytetarët që rezultojnë me shenja të Covid-19 duhet të telefonojnë menjëherë në numrin e urgjencës kombëtare 127 ose mjekun e familjes dhe të vetëkarantinohen deri në marrjen e tamponit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI