Flash

Meta ktheu pas Kodin Zgjedhor/ Rama: Do ta votojmë sërish, pa asnjë ndryshim

Lapsi.al 26 October 2020
Meta ktheu pas Kodin Zgjedhor/ Rama: Do ta votojmë sërish, pa

Pas mbledhjes së shtabit në PS, ku u pyet dhe për kthimin e Kodit Zgjedhor nga ana e presidentit Meta, Edi Rama tha se Kodi do kalojë sërish në Kuvend.

Sipas kryeministrit, ai do kalojë pa asnjë ndryshim.

“Askush nuk mund të vendosë në diskutim vendimin e Parlamentit, aq më pak Meta. Do ta votojmë sërish në Kuvend, pa asnjë ndryshim”, u shpreh Rama para mediave.

Presidenti Meta ktheu javën e kaluar Kodin Zgjedhor, për ti dhënë një mundësi parlamentit për të reflektuar, ndërsa në qendrimin e tij kishte një arsyetim prej 80 faqesh, hartuar nga ekspertët ligjor të presidencës.

Lexo më tej: Meta kthen me dekret ndalimin e koalicioneve në zgjedhje. I drejtohet Venecias 

Sipas Presidentit Ilir Meta, me Kodin e ri zgjedhor vendi po shkon drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit favorizojnë partinë e tij në pushtet.

Në arysetimet e tij, Presidentit Meta thotë se: “Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votës”

Teksa rendit arsyet, kreu i Shtetit, Ilir Meta thotë se everia përmes dhunës dhe shpërdorimit të procesit ligjbërës kerkon të manipulojë zgjedhjet.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Dirën e sotme vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet n...

09:21

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI