Flash

Çështja e detit/ Dendias flet për mediat greke për vizitën në Shqipëri: Apel dypalësh në Hagë

Lapsi.al 26 October 2020
Çështja e detit/ Dendias flet për mediat greke për

Referuar vizitës së tij në Shqipëri ditët e fundit, ministri i Jashtëm i Greqisë ka folur për gazetën greke “Real News”. Teksa është pyetur nga gazetari Jorgo Siadhima nëse ka mundësi që Shqipëria të pengojë apelimin e çështjes së detit në gjykatat ndërkombëtare, Dendias ka theksuar se si në marrëveshjet me Italinë dhe Egjiptin, po ashtu edhe në rastin e Shqipërisë, Greqia provon me vepra se mundet të zgjidhë problemet me busull të Drejtën Ndërkombëtare, dialogun konstruktiv dhe parimin e zgjidhjeve paqësore të divergjencave.

“Ne njohim mënyrën e ndërtimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërqeveritare dhe të njëjtën metodë ndjekim edhe në rastin e Shqipërisë, vend që punon drejt anëtarësimit në familjen europiane. Me palën shqiptare kemi rënë dakord të punojmë së bashku për të transmetuar çështjen e demarkacionit detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, pas përfundimit të procesit të shtrirjes së ujërave territoriale të të dy vendeve në 12 milje detare, sipas të Drejtës Ndërkombëtare Detare” - u shpreh Dendias.

Dendias arsyeton se që nga momenti kur ekziston vullneti pozitiv, procedura nuk do të përbëjë problem.

“Në fund të fundit, zgjidhja e kësaj çështje të mbetur do të jetë e dobishme për të dy vendet. Kështu, ekzistojnë të gjitha arsyet për të ruajtur klimën e besimit dhe respektit të ndërsjellë, çfarë u theksua nga të dy palët gjatë vizitës sime të fundit, por dhe për të forcuar axhendën pozitive në marrëdhëniet bilaterale. Greqia duhet të krijojë një marrëdhënie strategjike me Shqipërinë dhe mendoj se pala shqiptare e shikon me pozitivitet këtë drejtim” - u shpreh ministri.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Dirën e sotme vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet n...

09:21

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI