Flash

Riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria, Rama: Kemi bërë negociata sekrete

Lapsi.al 26 October 2020
Riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria, Rama: Kemi

Pak para nisjes për në Liban, kryeministri Edi Rama foli për Top Channel sa i takon pjesës së parë të operacionit të kthimit në Shqipëri të fëmijëve dhe grave që ndodhen në kampin e Al Holit në Siri.

“Jemi në fazën e operacionit kompleks të ndihmuar nga forcat tona në terren dhe forca të tjera.

Ndërkohë operacioni është ndarë në dy faza, pasi janë zhvilluar negociata sekrete të pafundme dhe në këtë fazë të parë që është në zbatim shpresojmë që me ndihmën e Zotit të kemi katër fëmijë dhe një nënë të plagosur në kushte shëndetësore të vështira. Ndërkohë për fëmijët e tjerë të bëhet faza e dytë. Uroj dhe shpresoj që do ia dalim t’i kthejmë fëmijët. Jemi të përgatitur me akomodimin dhe psikologët.

Pastaj me ndihmën e Zotit të sjellim dhe të tjerët. Për momentin nuk po flas më shumë. Nuk kemi ç’të themi më tepër.

“Gjërat janë të ngatërruara në atë tëerritor. Ju e di se si është ai kamp i tmerrshëm.

Ne na duhet të kalojmë nëpër kanale nga më të ndryshmet pasi s’kemi një kanal të drejtpërdrejt me qeverinë e Damaskut. E dini sa komplekse është situata. Është një operacion që do duhej një roman me disa vëllime për ta shkruar”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se të parët do merren katër fëmijë dhe një grua. Operacioni do të vazhdojë edhe në disa faza për të tërhequr të gjitha gratë dhe fëmijët e tyre.

Prej dy vitesh, ata mbahen në kampin e Al Kolit, kamp i kontrolluar nga kurdët të cilët ishin faktori kryesor në luftën kundër ISIS-it në terren.

Gratë e ish-luftëtarëve shqiptarë që iu bashkuan shtetit terrorist të ISIS-it ngelen në rrugë dhe historia e tyre u bë e njohur për shkak të historisë së Alvin Berishës.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI