Flash

Rrëzuan burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin, pushohet çështja për tre gjyqtarët: Nuk ka vepër penale

Lapsi.al 26 October 2020
Rrëzuan burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin, pushohet

Pasi e ktheu dy herë për rihetim, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve ndaj gjyqtarëve Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj.

Nga Edmond Hoxhaj

Dyshimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, se gjyqtarët të cilët pranuan një vit e gjysmë më parë kërkesën e Dritan Dajtit për gjykim të shkurtuar, mund të ishin korruptuar në dhënien e vendimit, u shuan përfundimisht të hënën më 26 tetor , kur gjyqtarja Miliana Muça e Gjykatës së Posaçme pranoi kërkesën e akuzës për pushimin e hetimeve.

Kryetari i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Sandër Simoni, i tha BIRN se ditën e hënë, në orën 14:00, është zhvilluar seanca kur është pranuar kërkesa e prokurorisë për pushimin e hetimeve ndaj gjyqtarëve Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj.

“Gjykata e ka kthyer dy herë për kryerjen e verimeve hetimore të tjera. Nga ana e prokurorisë janë kryer veprimet hetimore të kërkuara nga gjykata, ku në përfundim të tyre, përsëri prokuroria ka arritur në përfundimin se nuk ka prova për atribuim akuze dhe ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj tyre”, shpjegoi gjyqtari Simoni.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e katër punonjësve të policisë dhe ndodhej në qeli prej masakrës së vitit 2009. Megjithatë, më 8 shkurt 2019 një trupë gjyqësore e komanduar pranë Apelit vendosi të shuante burgimin e përjetshëm për Dajtin, duke e dënuar atë me 25 vjet burg.

Edhe pse çështja shqyrtohej në gjykatë prej 10 vitesh, tre gjyqtarët Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj në shumicë, vendosën të pranojnë kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar; çka solli uljen e 1/3 së dënimit. Dy gjyqtarët e tjerë në pakicë ishin Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha.

Pak ditë pas vendimit të debatueshëm, Krimet e Rënda urdhëruan kontrolle në shtëpitë e 3 gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin. Më 14 shkurt 2019, policia kontrolloi shtëpitë e gjyqtarëve Skënder Damini në Vlorë e Tiranë, Aleks Nikolli në Lezhë dhe Petrit Aliajt në Sarandë.

Kontrollet u kërkuan nga prokurori Klodian Braho dhe u autorizuan nga ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, pasi dyshohej se tre gjyqtarët mund të ishin përfshirë në korrupsion lidhur me vendimin lehtësues në favor të Dritan Dajtit./ BIRN

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI