Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është nderuar sot në vendin e lindjes, në Skrapar. Bashkia ka njoftuar se mjeku është çmuar për veprimtari profesionale dhe akademike përgjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, vëçanërisht atë të sëmundjeve infektive si dhe për kontrollin e çmuar profesional e publik në përballimin e situatës së pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.
Entuziazmi i çmimit duket se e ka bërë mjekun Pipero ta harrojë ekzistencën e Covid-19, pasi në ceremoninë e organizuar është parë të përqafohet dhe të puthet përzemërsisht me shumë njerëz. Ironia e vërtetë qëndron në faktin se ka qënë pikërisht Pipero, ai që i ftuar në shumë studio televizive, ka bërë thirrje për ruajtjen e distancës sociale.