Flash

Largohet sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca, vendin e tij e zë Elena Pici

Lapsi.al 18 September 2020
Largohet sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme,

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca është larguar nga posti këtë të premte. Edhe pse nuk është bërë zyrtare ende, sipas informacioneve Ndreca e ka paraqitur dorëheqjen para tri javësh. Ai e ka mbajtur këtë post për rreth një vit, që nga data 18 korrik 2019. Më herët Plarent Ndreca, i diplomuar si jurist, ka mbajtur postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, si dhe sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit.Ndreca është zëvendësuar nga Elena Pici, e cila edhe pse në një moshë shumë të re, ka mbajtur postin e koordinatores në kryeministri.

Kush është Elena Pici?

Elena Pici, një figurë që vjen nga Këshilli i Ministrave deri dje ishte një emër i panjohur, megjithëse portretin e saj mund ta keni ndeshur në klipin e Alban Skënderaj, në këngën “Mirëmëngjes”.

Nga informacioni zyrtar, Pici është diplomuar në një universitet privat në Shqipëri, në departamentin e ekonomisë e më pas fitoi bursë në Britaninë e Madhe, ku ndoqi studimet master në zhvillimin ekonomik në “London School of Economics and Political Science”.

 

Lleshaj mohon zërat për dorëheqje

Nga Gjirokastra, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka thënë se Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca është lëvizur nga posti, duke mohuar zërat për dorëheqje të tij.

 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI