Në ditët e fundit po zhvillohet një debat i zjarrtë mes shumicës parlamentare dhe opozitës, nëse duhet thirrur apo jo ODHIR, për të ndërmjetësuar në këshillin politik, lidhur me ndalimin ose jo të koalicioneve. Për socialistët kjo është një gjë pa vlerë, sepse kushtetuta tshmë është ndryshuar dhe koalcionet, që do ti jepnin një fitore të sigurtë PD-LSI-së, tashmë janë penguar me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut.
Lexo me tej:
Tri fakte se PS është e vendosur në grabitjen e zgjedhjeve
Por, të bëra me urdhër politik, si zgjidhje e shpejtë e minutave të fundit për të qetësuar frikën e Ramës dhe pa konsultim me ekspertët, këto ndryshime janë bërë shkel e shko. Mazhoranca bashkë me mercenarët e saj në opozitën e re, vërtet ka hequr koalicionet nga neni 68 (faksimile poshte kur qe ende i pandryshuar dhe parashikonte edhe koalicionet), por ajo ka harruar ta bëjë ketë edhe pak më pak në nenin 96 (shih lart).

Pra, si përfundim mundësia e opozitës për të dalë me një koalicion me lista të veçanta nuk është djegur ende përfundimisht. E në pikën kur Rama thotë koalicionet janë hequr dhe Basha se ato ekzistojnë, përfaqësuesit e opozitës kanë propozuar që të therasin në ndihmë atë që të dyja palët e kanë pranuar si arbitër për të zgjidhur konfliktin: ODHIR-in.
Por, të vetëdijshëm për gafën që kanë bërë socialistët nuk po e pranojnë këtë propozim.
©Lapsi.al