Flash

Politikani serb ndalon Bosnje-Hercegovinën të njohë Kosovën si shtet të pavarur

Lapsi.al 17 September 2020
Politikani serb ndalon Bosnje-Hercegovinën të njohë Kosovën

Politikani serb Milorad Dodik ka votuar kundër njohjes së Kosovës si e pavarur, në mbledhjen e jashtëzakonshme të presidencës boshnjake. Dy anëtarët e tjerë të këtij institucioni, Zhelko Komshiç dhe Shefik Xhaferoviç, votuan pro. Ky vendim nuk është përfundimtar, pasi u ra dakord që të shkohet në raundin e dytë të votimit, në seancën e ardhshme.

“Kosova është tashmë një realitet. Kosova është një shtet i pavarur dhe të gjithë e dimë këtë”, u shpreh anëtari kroat i presidencës boshnjake Komshiç.

Përpos kësaj, anëtarët e presidencës kanë diskutuar edhe për minishengenin Ballkanik. Dodik kërkoi që Bosnja t’i bashkohet nismës rajonale, por dy anëtarët e tjerë refuzuan. Në mbledhje nuk u miratua as kërkesa tjetër e politikanit serb për të transferuar ambasadën e Bosnjes në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI