Është dënuar me 4 vite burg ish-kreu i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj. Frrokaj është shpallur fajtor për shpërdorim detyre, nën akuzën e tjetërsimin e pronave në zonën e "Ranës së Hedhun" në Shëngjin. Vendimi për të dhe për zyrtarët e tjerë të akuzuar është dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Lezhës.
Kështu, ish-drejtori i Hipotekës, Artan Djala është dënuar me 2 vite burg, ish-kryetari i Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka u dënua me 4 vite burg, nënkryetari i Bashkisë, Enver Hafizi me 1 vit burg, 3 vite burg për Juxhina Memën dhe 1.6 vite për Ardenis Haxhinë. Ndërsa ish-futbollisti i Vllaznisë,Renato Malotaj është shpallur i pafajshëm.