Flash

Mbyllet takimi në Bruksel, palët ndajnë qëndrime të kundërta për pretendimet financiare

Lapsi.al 17 September 2020
Mbyllet takimi në Bruksel, palët ndajnë qëndrime të

Në përfundim të bisedimeve mes delegacioneve në Bruksel, Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni tha se palët kanë mbajtur qëndrime shumë të kundërta për temën e pretendimeve financiare.

"Ne shohim që çështjet e pretendimeve financiare dhe të pronës duhet të bëhet në pajtim me të drejtën ndërkombëtare me praktikat e suksesionit që kanë ndodhur mes entiteteve të ish-Jugosllavisë, tash shtete te pavaruara. Ky është qëndrimi i Kosovës. Në këtë, patjetër që përfshihet edhe borxhi i jashtëm, edhe këtu Kosova ka qëndrim parimor që është në pajtim të ngushtë me të drejtën ndërkombëtare. Te borxhi i jashtëm ne do të insistojmë të aplikohet parimi i përfituesit të fundit", tha Hyseni.

Edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, i cili ndërmjetësoi bisedimet e së enjtes në Bruksel, tha përmes një postimi në rrjetin social Twitter, se diskutimet mbi pretendimet e ndërsjella financiare dhe pronën, kanë konfirmuar vështirësinë e kësaj çështjeje. Ai tha se diskutimet do të vazhdojnë, pa dhënë detaje se kur do të jetë data tjetër e takimit.

Të këshilluara

Elbasan/ Makina aksidenton një fëmijë

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cërrikut” në Elbasan. Mësohet se një makinë ka përplasur një fëmijë. Sipas policisë, fëmija është...

15:54

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI