Flash

Opozita kërkon ekspertizën e OSBE-ODIHR për mekanizmin e garimit zgjedhor

Lapsi.al 18 September 2020
Opozita kërkon ekspertizën e OSBE-ODIHR për mekanizmin e garimit

Dy anëtarët që përfaqësojnë opozitën në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili janë shprehur përmes një letre se kërkojnë që të ketë ndërhyrje prej ekspertizës së OSBE/ODIHR për mekanizmin e garimit zgjedhor. Kjo për shkak se mes anëtarëve të Këshillit Politik nuk ka një konsensus për këtë.

"Partia Socialiste propozon ndryshimin e mekanizmit të garimit zgjedhor dhe të formulës përkatëse që kthen votat në mandate, e që përfshin edhe koalicionet. Ky propozim i njëanshëm, është i papranueshëm për Opozitën, sepse ai ndryshon rregullat bazë të garimit dhe shpërndarjes së mandateve të mbledhura në garën zgjedhore, pa shkak të ligjshëm dhe vetëm 4 muaj para fillimit të regjistrimit të subjekteve zgjedhore. Duke qenë se Presidenti i Republikës ka dekretuar datën e zgjedhjeve dhe procesi zgjedhor ka filluar, kjo përbën ndryshim të rregullave në mes të procesit zgjedhor", shkruhet në letrën drejtuar Këshillit Politik.

 

 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI