Flash

Meta: Nuk më frikëson asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit

Lapsi.al 18 September 2020
Meta: Nuk më frikëson asnjë i sëmurë mendor apo i

Presidenti Ilir Meta ka folur rreth ligjit organic për Presidentin që Kuvendi pritet të drejtojë së shpejti në Komisionin e Ligjeve.

Ligji do të trajtojë disa problematika që kanë ndodhur së fundmi mes mazhorancës dhe Presidentit, por Meta thotë njeh vetëm Kushtetutën.

Më tej Meta ka shtuar se nuk frikësohet nga asnjë i marrosur pas pushtetit.

“Se çfarë bën mazhoranca, është zgjedhje e saj. Presidenti di vetëm Kushtetutën. Dhe i përshtatet dhe do i përshtatet çdo situatë në mbrojtje të Kushtetutës. Thelbi i saj është pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira e të ndershme. Asnjë i sëmurë mendor, apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk duhet t’i shkojë mendja se Presidenti i këtij vendi mund të frikësohet, intimidohet, dhe dekurajohet të përmbushë misionin historik. Nëse këtij parlamenti nuk i mjaftojnë gjithë ato rekorde negative në këto 30 vite. Kam dyshime se do mbetet si parlamenti i 1 prillit”, tha Meta.

Të këshilluara

Elbasan/ Makina aksidenton një fëmijë

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cërrikut” në Elbasan. Mësohet se një makinë ka përplasur një fëmijë. Sipas policisë, fëmija është...

15:54

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI