I pyetur në Opinion për mundësinë e një koalicioni PD-PS pas zgjedhjeve, Lulzim Basha e hodhi poshtë këtë variant duke thënë krejt të kundërtën. Për Ramën tha ai dhe për ministrat e tij do të ketë ndjekje penale për vjedhjet që kanë bërë.
"Edi Rama dhe ministrat e tij duhet të mbajnë përgjegjësi penale dhe politike, sepse vendi t'i japë fund kulturës së pandëshkueshmërisë, duhet distancim nga korrupsioni dhe nga krimi, sepse është e paimagjinueshme që PD të bëhet fasadë, e nje sekti dhe kjo është interes i vendit"