Flash

"Këshilli politik si një organizëm seksual", gafa e Petrit Vasilit pasi braktisi mbledhjen

Lapsi.al 18 September 2020
"Këshilli politik si një organizëm seksual", gafa e

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, pasi u largua nga mbledhja e Këshillit Politik, në përpjekje për të sqaruar këtë vendim bëri një lapsus. Në vend të thoshte se u largua nga mbledhja për të ruajtur Këshillin nga “dëshira e shfrenuar e PS për ta kthyer në një organizëm konsensual” Vasili u shpreh gabimisht duke thënë “organizëm seksual”.

“Opozita si gjithmonë në këtë Këshill, ashtu siç bëri në marrëveshjen e 5 qershorit që e respektoi pikë për pikë, dhe sot po bën të pamundurën për të ruajtur Këshillin nga bojkotimi i anshëm i Partisë Socialiste, nga imponimi i njëanshëm i PS dhe dëshira e shfrenuar se saj për të kthyer Këshillin Politik si një organizëm seksual…organizëm konsensual në një instrument i cili thjesht dhe vetëm do të donte të imitonte permanentin e njëanshëm dhe një partiak që ekziston në Shqipëri”, tha Petrit Vasili.

[video width="400" height="224" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/09/WhatsApp-Video-2020-09-18-at-2.17.47-PM.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI