Flash

Dy edukatore dhe infermierja e burgut të Beratit kanë rezultuar pozitive me Covid-19

Lapsi.al 18 September 2020
Dy edukatore dhe infermierja e burgut të Beratit kanë rezultuar

Dy edukatore, njëra në një kopsht në Berat dhe tjetra në fshatin Poshnje në Urë-Vajgurore, kanë rezultuar pozitive me Covid-19. Tamponët janë kryer disa ditë më parë, ndërkohë që ato ishin vetëkarantinuar në banesat e tyre që prej disa ditësh, kur edhe kishin shfaqur shenjat e para të infektimit. Të dyja janë izoluar me familjet dhe nuk janë paraqitur asnjë ditë në punë.

Një tjetër rast me Covid-19 është regjistruar brenda Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Berat, ku pas infektimit të përgjegjësit të Regjimit të Brendshëm të burgut dhe një punonjëseje të administratës, edhe infermierja e burgut ka rezultuar pozitive me SarsCov2. Infermierja është karantinuar që prej ditës së djeshme, ndërkohë që Inspektoriati i Higjienës ka dezinfektuar ambientet e burgut dhe ka mbyllur përkohësisht infermierinë dhe disa reparte të brendshme.

Të këshilluara

Dalin imazhet nga vrasja e Bujar Çelës

Bujar Çela u vra ditën e djeshme në një lokal pranë hyrjes në rrugën e Peqinit. Në njërën prej fotove të mëposhtme Bujar Çela duket teksa po pinte kafe dhe k...

14:55

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI