Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një konflikt në rrugët e qytetit të Durrësit mes disa qytetarësh sirianë.
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e konfliktit të ndodhur në mbikalimin e Urës së Dajlanit.
Dyshohet se një nga sirianët e përfshirë në sherr është goditur me thikë në qafë dhe është plagosur rëndë.
Pa ndjenja, ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.