Flash

Mijëra njerëz kanë mbetur pa strehë, pas zjarreve që shkrumbuan kampin më të madh të refugjatëve në Greqi

Lapsi.al 10 September 2020
Mijëra njerëz kanë mbetur pa strehë, pas zjarreve që

Një mizëri azilkërkues kanë mbetur të pastrehë si pasojë e zjarreve që shpërthyen në kampin e refugjatëve, në ishullin grek të Lesvos. Zjarret shkatërruese kanë lënë mbi 12,000 njerëz në qiell të hapur pasi flakët shkrumbuan gjithë territorin, së bashku me ato pak pasuri që ata kishin në zotërim.

Sipas të dhënave të qeverisë greke, kampi më madh të migrantëve në Evropë është i mbipopulluar, duke mbajtur shumë herë më tepër individë se kapaciteti prej 2,757 personash. Kryetarja e zyrës së Agjencisë së Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara në Lesvos, Astrid Castelein e përshkroi incidentin si një nga më të këqijtë që ajo ka parë në shumë vjet, teksa detajoi shkallën e lartë të dëmit.

" Që nga viti 2016, kur kam nisur të punoj këtu, ky është incidenti më i keq i zjarrit që kam parë ndonjëherë, pasi të gjithë kontenierët, zonat e punës, pjesët e ndara për të miturit, azilkërkuesit dhe refugjatët janë dëmtuar në të gjithë kampin e Mori-së," tha Castelein.

Sipas Ministrisë së Migracionit dhe Azilit të Greqisë, tre anije të mëdha kanë  vendosur të lundrojnë për në ishull, këtë të enjte, për të strehuar përkohësisht rreth 10,000 refugjatë, ndërsa 3,500 njerëz të tjerë të prekur nga zjarri do të vendosen në çadra të përkohshme. Përveç zhvendosjes, përhapja e mundshme e COVID-19 është gjithashtu një shqetësim i madh, pasi rasti i parë në Moria u zbulua një javë më parë. Para zjarrit, 35 refugjatë në kamp kishin rezultuar pozitivë për virusin dhe ishin vendosur nën karantinë. Evakuimi i shpejtë gjatë zjarreve ka bërë që autoritetet të kenë humbur gjurmët e disa prej pacientëve të prekur.

Të këshilluara

Covid-19/ 2 Viktima dhe 156 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri. Nga hetimi epidemiologjik i 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 156 persona...

16:20

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI