Flash

Raportuesi për Kosovën në Bundestag: Akuzat e “Speciales” nuk i ulin vlerat UÇK-së

Lapsi.al 26 June 2020
Raportuesi për Kosovën në Bundestag: Akuzat e

Raportuesi për Kosovën në Bundestagun gjerman dhe në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, tha në një prononcim për DW se akuzat ndaj krereve te UÇK-se janë hap pozitiv drejt pajtimit.

Deputeti gjerman i Unionit Kristiandemokrat, Peter Beyer, tha për DW se Prokuroria Speciale nuk akuzon UÇK-në, por disa individë të saj dhe i bën thirrje Kosovës të mbështesë Gjykatën Speciale në Hagë.

"Të gjithë duhet ta shohin qartë se nuk është UÇK-ja që është në bankën e të akuzuarve këtu, por individë që ishin në pozicione drejtuese në UÇK në atë kohë. Meritat e UÇK-së janë të padiskutueshme.

Ky zhvillim aktual duhet të shihet si një shenjë pozitive nga populli i Kosovës, pasi tregon se vendi është ne rrugën e shtetit kushtetues funksionues. Pajtimi është një element shumë i rëndësishëm në trajtimin e së kaluarës. Ai mund të funksionojë vetëm nëse identifikohen krimet e luftës - pavarësisht se kush i ka kryer - dhe ndiqen ose dënohen në përputhje me të drejtën.

"Gjykata Speciale dhe Prokurorët e saj luajnë këtu një rol vendimtar dhe duhet të mbështeten fuqimisht nga të gjitha forcat shoqërore dhe politike në Kosovë dhe partnerët evropianë."

Beyer u bëri thirrje organeve ligjvënëse në Kosovë që të mos e tërheqin bazën ligjore të Gjykatës Speciale:

"Nuk mund të përjashtohet mundësia që në Parlamentin e Republikës së Kosovës do të bëhen përpjekje për tërheqjen e bazës ligjore për Gjykatën Speciale. Përpjekjet e tilla duhet të kundërshtohen me gjithë qartësi në qasje. E njëjta vlen edhe për heqjen dorë nga imuniteti i Parlamentit. Çdo gjë më pak do të ishte fundi i besueshmërisë së elitave politike kosovare në rrugën drejt Evropës. Qytetarët e Kosovës nuk e kanë merituar këtë. E vërteta dhe vërtetësia është ajo që kanë pritur për një kohë të gjatë njerëzit në Kosovë."

Peter Beyer është raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës dhe Koordinator i Qeverisë Gjermane në marrëdhëniet transatlantike. /DW

Të këshilluara

Aksidentohet gazetarja e Tv Klan

Xhumadije Ibrahimi gazetarja e Tv Klan në Maqedoninë e Veriut ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mediat vendase raportojnë se Ibrahi...

20:17

Makina aksidenton fëmijë 10 vjeç në Kamëz

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku makina ka goditur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kosova” dhe fëmija ishte duke kaluar rrugën me biçiklet...

18:59

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI