Duke iu referuar shkrimit tw "New York Times", thuhet se takimi do të zhvillohet gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë, e cila është planifikuar me rastin e nismës amerikane për të arritur një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës, më 27 qershor .
Në artikullin kushtuar zgjedhjeve në Serbi, gazeta shprehet se Presidenti i Serbisë vitet e fundit "me sukses luftoi për mbështetjen e fuqive konkurruese botërore - mbajtjen e marrëdhënieve të forta me Rusinë dhe forcimin e lidhjeve me Kinën, ndërsa pozicionimin e Serbisë snw BE si të mundshne.
Por, shton gazeta, pas zgjedhjeve që tw fituara bindshëm, ai përballet me presionin e ndërkombëtar - veçanërisht për çështjen e Kosovës.
Të hënën, Vuçiç bisedoi me të dërguarin e BE Mirosllav Lajçajk për iniciativën e udhëhequr nga BE për zgjidhjen e Kosovës, dhe të shtunën ai do të takohet me Presidentin e SHBA, Donald Trump, dhe të dërguarin e tij për Ballkanin, Richard Grenell.
Ndërkohë, ai po fluturon për në Moskë për një takim me Presidentin rus Vladimir Putin, i cili beson se çdo marrëveshje për Kosovën duhet të ketë mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të KB, në të cilin Rusia ka të drejtën e vetos, sipas New York Times .