Policia e Shtetit vijon kontrollin masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Një 56-vjeçar në Fier u vu nëpranga pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar disa bimë kanabisi.
''Gjatë kontrollit të ushtruar me dronë, në fshatin Buzëmadh, Fier, u konstatua një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Policia ka vënë në pranga shtetasin N. S., 56 vjeç, banues në Buzëmadh, pasi në vendin e quajtur "Maja e Nunarit", në afërsi të tokës së tij, u evidentuan disa bimë narkotikë kanabis sativa'', thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".