Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot gjyqtaren Fatmira Hajdari e cila nuk justifikoi dot ndërtimin e një pallati 10-katësh pa leje dhe një pasuri që shkon më shumë se 52 milion lekë të pa justifikuara.
Hajdari u cilësua po ashtu e papërshtatshme në kriterin e pastërtisë së figurës, pasi sipas Komisionit nuk kishte deklaruar revokimin e dy vizave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në formularin për këtë kriter.
“Jam e pastër, nuk e kam shkelur ligjin”, tha Hajdari gjatë fjalës së saj në seancë dëgjimore por trupa e kryesuar nga Roland Ilia, me anëtare Firdes Shuli dhe relatore Etleda Çiftja me vëzhguesndërkombëtar Theo Jacobs nuk menduan kështu.
E veja e Azem Hajdarit njërit prej drejtuesve të lëvizjes së dhjetorit kundër diktaturës në vitet 90’, i vrarë në vitit 1998, nuk do të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë. Bija e saj, deputetja Rudina Hajdari, e pyetur pak ditë më parë deklaroi se do dëshëronte që e ëma ta kalonte vettingun, por se kjo qe një çështje e drejtësisë.
©LAPSI.AL