Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Është edhe më e pistë sesa duket

Lapsi.al 6 June 2020
Është edhe më e pistë sesa duket

Nga Astrit Patozi

Pas atij gjumi të thellë dhe të qetë, që kalova mbrëmë, as që më shkon fare ndërmend (mos o Zot!) t’u prish festën atyre, që gati po qanin mbrëmë nga gëzimi për marrëveshjen historike “Ishim më mirë, kur ishim më keq”, e cila i amniston të gjitha krimet zgjedhore të 10 viteve të fundit në Shqipëri. Që do të thotë se PD duhet t’i kërkojë falje Edi Ramës, se i bie që i paska rënë më qafë kot për të gjitha akuzat me vjedhje votash, për sa kohë që do të ruajë të njëjtat rregulla loje për zgjedhjet. Por jam i bindur se ky debat nuk ia vlen shumë tani.

Më shumë ka rëndësi që njerëzit duhet ta dinë se për të shkuar deri tek shampanja ka ende edhe pak punë për t’u bërë.

Sepse që “fitorja” e arritur nga zotërinjtë Luli Basha dhe Edi Rama të bëhet fakt, duhet që ajo të kalojë me të paktën 84 vota në parlament. Që do të thotë se ajo duhet të votohet prej Myslim Murrizit, Rudina Hajdarit, Ralf Gjonit dhe të tjerëve përfaqësues të opozitës parlamentare.

Por që kjo të ndodhë ka vetëm dy mundësi, ose që ata të binden se kjo është në të mirën e tyre dhe të Shqipërisë dhe historia mbyllet këtu. Ky opsion duket shumë larg realitetit po të kesh parasysh deklaratat e tyre të ashpra dhe të vazhdueshme kundër një pazari PD-PS.

Mundësia tjetër është që një pjesë prej tyre të “ndryshojnë” mendim këto ditë, që në shqipen e pastër përkthehet të blihen ose të shantazhohen dhe në finale të tradhtojnë shokët. Sepse Partia Socialiste sot në parlament kontrollon vetëm 77 vota dhe çdo numër mbi këtë shifër që do të dalë në rezultat do të thotë që është deputet i blerë ose nga zoti Edi Rama, ose nga zoti Luli Basha, ose nga të dy bashkë.

Le më pastaj po të llogarisim edhe Presidentin e Republikës si një faktor që ka ndonjë rol për të luajtur në këtë çështje. Ajo do të prishte fare dasmën e marrëveshjes, sepse Ilir Meta ka më shumë një vit që nuk lë rats pa thënë se parlamenti shqiptar ka vetëm 82 deputetë legjitimë dhe se të tjerët ai nuk i quan.

I bie që edhe po e blenë opozitën parlamentare zoti Luli Basha dhe zoti Edi Rama pritet të kenë punë pastaj edhe me të zotin e kushtetutës. Gjithmonë, nëse Presidenti do t’i qëndrojë besnik premtimeve solemne me dorë në zemër para popullit dhe flamurit të Skënderbeut.

I thashë të gjitha këto, jo se kam ndonjë shpresë të madhe që do të realizohen, sepse nuk besoj asnjëherë tek mrekullitë, por thjesht për ta bërë me të qartë panoramën e shëmtuar të asaj që ndodhi mbrëmë.

Që do të thotë se ajo marrëveshje është edhe më e pistë, se sa e kemi menduar duke parë se si dolën të qeshur Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, vetëm për faktin se kishin arritur që t’i mbanin brenda kutive të votimit “çunat problematikë” përkatës për të vjedhur votat e të tjerëve.

Sepse çdo shqiptar duhet ta dijë paraprakisht, se që kjo marrëveshje të bëhet fakt, mu në mes të ditës dhe live përpara gjithë botës, disa deputetë do të blihen ose do të shantazhohen.

Dhe përfytyroni vetë pastaj se çfarë kuptimi ka të flasësh për vjedhje në qendrat e votimit, kur votat trafikohen haptas në parlament.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43