Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Komisioni i Venecias i dha të drejtë, Meta: Fitoi kauza e 2 marsit

Lapsi.al 19 June 2020
Komisioni i Venecias i dha të drejtë, Meta: Fitoi kauza e 2 marsit

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar në lidhje me raportin e Komisionit të Venecias për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një postimi në Twitter Meta shkruan: Kauza e 2 marsit fitoi, Kushtetuta e para!

Meta ka postuar edhe foton e raportit.

"Venecia" i dha të drejtë Presidentit Meta për emërimet ne Gjykaten Kushtetuese, duke i dhënë në këtë mënyrë fund debatit dhe pretendimeve të maxhorancës mbi këtë çështje.

Në pikën 98 të këtij raporti thuhet: Presidenti, përmes Aktit të tij të 5 nëntorit 2019, pezulloi në mënyrë të njëanshme procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30 ditor të përcaktuar në ligj. Ndërsa një pezullim i tillë nuk parashikohet në mënyrë eksplicite nga Ligji për Gjykatën Kushtetuese, ai mund të jetë në përputhje me një mekanizëm zhbllokues që ka për qëllim zhbllokimin e një situate kur ka mosveprim ose vullnet dashakeq nga njëri prej aktorëve të përfshirë. Nëse nuk ka as vullnet dashakeq dhe as mosveprim, por përkundrazi duhet të plotësohet një boshllëk ligjor, ratio legis i mekanizmit zhbllokues nuk do të ishte i zbatueshëm. Si pasojë, do të duhet të ekzistojë mundësia për të ndërprerë funksionimin - përndryshe automatik - të mekanizmit zhbllokues. Ndaj, në bazë të një interpretimi teleologjik të dispozitave ligjore, është e justifikueshme të pranohet emërimi i mëvonshëm i një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht.

Të këshilluara

Vettingu djeg Fatmira Hajdarin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot gjyqtaren Fatmira Hajdari e cila nuk justifikoi dot ndërtimin e një pallati 10-katësh pa leje dhe një pasuri...

10:10

Digjet një shtëpi në Kamëz

Përfshihet nga flakët kati i dytë i një banese në bashkinë e Kamzës. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:15, në Kamëz, në rrugën “Xhorxh Bush” Fatmirësisht, nga zjarri...

19:20

Tjetër rast me koronavirus në Gjirokastër

Konfirmohet një tjetër rast me Covid-19 në Gjirokastër. Pacienti që rezultoi pozitiv pas tamponit të kryer dje është një 48-vjeçar që dyshohet se është infek...

16:39

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43