Flash

Video/ I ati mbronte, i biri shënon: Thuram ngjit Gladbach të tretin në Bundesligë

Lapsi.al 31 May 2020
Video/ I ati mbronte, i biri shënon: Thuram ngjit Gladbach të tretin

Në javën e 29 të Bundesligës, Borussia Moenchengladbach mposht 4-1 Union Berlin dhe e sheh veten në vendin e tretë në shoqërinë e Bayer Leverkusen, duke kapërcyer Leipzig (që ka një ndeshje më pak). Në Borussia-Park avantazhi i dyfishtë i vendasve me Neuhaus e Thuram: djali i mbrojtësit kampion bote Lilian Thuram është gjunjëzuar në kujtim të George Floyd, afroamerikanit që humbi jetën në 25 maj në Minneapolis. Union shkurtoi diferencën me Andersson, por Thuram e Plea mbyllën historinë në pjesën e dytë.

Marcus Thuram dëshironte të shënonte për të treguar solidaritetin e tij, duke bërë një gjest të thjeshtë por me shumë kuptim. Më shumë se zakonisht mundohet para portës. Iu desh gati një pjesë loje por goli mbërriti më në fund. E pas komplimenteve të shokëve, i biri i Lilian u gjunjëzua në kujtim të George Floyd. Goli është ai i 2-0, sepse më parë kishte shënuar Neuhaus, duke shrytëzuar përgjumjet e mbrojtjes së Berlin. E kështu vjen një fitore e rëndësishme për Mönchengladbach, që kthehet në zonën-Champions.

Shumë e ngadaltë mbrojtja berlineze, në vështirësi vazhdimisht kundër shpejtësisë së trios Thuram-Plea-Herrmann (325 prezenca me Borussia për të fundit, duke kaluar Ewald Lienen në vendin e 10 të të gjitha kohëve). Union krijoi vetëm iluzionin se mund të vinte në diskutim ndeshjen (50') kur ngushtoi diferencën falë goditje me kokë të Andersson.

Por ishte shkëndija e vetme e miqve, që rrezikuan të rrëzoheshin në goditjen e dënimit të Bensebaini e një tentativë të Herrmann, përpara se të ktheheshin në statuja mbrojtëse duke lejuar golin e tretë të Thuram e pokerin e Plea (81'). Në klasifikim, 'Gladbach e Bayer janë në kuotë të njëjtë pikësh 56, +1 mbi Leipzig në vendin e pestë. Union mbetet me 31, me katër pikë avantazh ndaj Fortuna Düsseldorf, e treta nga fundi.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI