Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Juventus i sposton të gjithë për Kumbullën: Verona fërkon duart, çmimi është dyfishuar

Lapsi.al 31 May 2020
Juventus i sposton të gjithë për Kumbullën: Verona

Marash Kumbulla është një nga lojtarët më premtues të Serie A dhe qendërmbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë e ka ndërtuar këtë status me performanca spektakolare në këtë sezon, që kanë bërë që në gjurmët e tij të vihen shumë klube, e fundit në radhë Juventus që po mundohet ti spostojë të gjithë për të mundur konkurencën ende pa filluar mirë. Një situatë që mbi të gjitha i leverdis Veronës, që ankand kërkonte e ankand ka...

Kampionët e Italisë janë futur në lojë për 19 vjecarin shqiptar, që me fanellën e Hellas Verona është zbulimi i kampionatit. Sipas Repubblica, bardhezinjtë duan të bëjnë goditjen me prespektivën e të ardhshmes, por për ta bërë duhet të mundin konkurencën e Lazio, Napoli, Inter e Fiorentina. Verona pret e qetë tashmë se cfarë do të ndodhë. E qetë sepse cmimi i kartonit të lojtarit që tani gati është dyfishuar, aq sa oferta nis tashmë nga 30 milionë euro.

Qendërmbrojtësi ka admirues edhe jashtë kufijve të Italisë. Në Gjermani Dortmund e Leipzig ndjekin me kujdes situatën, por të qartë se janë të pa favorizuar në garë me klubet italiane, që shqiptari i lindur përtej Adriatikut do ti zgjidhte në rast të një oferte në ekuilibër. Në Angli, Tottenham, Chelsea e mbi të gjithë Liverpool mbajnë nën vëzhgim shqiptarin, pa harruar edhe Everton të Ancelotti, që e kanë shprehur hapur se kërkojnë Kumbullën në skuadër. Askush në fakt nuk e priste një impact të tillë të lojtarit nën drejtimin e Ivan Juric, por është fakt që tashmë ai është shndërruar në një nga mbrojtësit më të mirë të Serie A. Perfomancat e lojtarit dhe referencat se kundër skuadrave të mëdha Kumbulla nuk është vënë kurrë në vështirësi, kanë bindur edhe më skeptikët për potencialin psikologjik të mbrojtësit…

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI