Flash

Zheji: Ku gabuan gazetarët përballë Ramës. Alfred Lela qeshte me dhunuesin e tij

Lapsi.al 22 May 2020
Zheji: Ku gabuan gazetarët përballë Ramës. Alfred Lela

Artur Zheji e ka quajtur të gabuar daljen e kolëgëve të tij në debatin e sitisur në teatrin e Operas me kryeministrin. Në një editorial me titull: “Ju dhunoj me Policinë time! Se për ju s’më rruhet!” në 360gradë Zheji ka shkruar: "E dëgjova me pështjellim rraskapitës, debatin e Rakipllarit, Lelës dhe Gjekmarkajt me Kryeministrin, befas në një formë të mirë fizike dhe të eksituar për mrekulli mendërisht. Porse gazetarët ishin tërësisht gabim që në rrënjë, sepse morën seriozisht, një njeri, krejtësisht të përgatitur për të gënjyer nga “a”-ja deri te “zh”-ja, por edhe për të shpallur botërisht mosçarjetrapi qeverisjen e vet!

Të marrësh seriozisht një debat publik të tillë, do të thotë ti japësh mundësi Km-së, që përmes vetëviktimizimit, të bëjë sikur pastrohet, nga mëkati zymtak i shkatërrimit të Teatrit. Pyetjet shpesh plot dhimbje, të sinqerta dhe serioze, tingëllojnë qesharake, ndaj një personi rrahës dhe dhunues, që tallet me të rrahurin në panel.

Pavarsisht sarkazmës dhe ironisë, të qeshurat e shpeshta të Lelës ndaj gallataxhiut, ruajna Zot, mos të jenë shprehje të një “sindrome të Stokholmit”, e pra dashuria e të kidnapuarit për kidnapuesin, vetëm sa e relativizuan deri në dhimbje, krimin urbanistik të 17 Majit, urdhëruar nga Km-ja".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI