Flash

Presidenti Meta komenton deklaratën e ambasadores amerikane për 'minimin' e Reformës nê Drejtësi

Lapsi.al 22 May 2020
Presidenti Meta komenton deklaratën e ambasadores amerikane për

Presidenti Ilir Meta në konferencën për mediat u pyet ndër të tjera se kush mendon ai se mund të jenë aktorët që duan të vrasin reformën në drejtësi, sic tha ambasadorja Yuri Kim.

Meta tha se nuk është detyra e tij që të komentojë këto deklarata, kurse shtoi se garanton se ambasadorja nuk e ka pasur fjalën për të.

"Nuk është detyra ime që të vlerësojë këto deklarata. Të jeni të sigurt që vetëm për Ilir Metën nuk e kishte ambasadorja. Unë e kam takuar ambasadoren disa herë. Kam pasur raporte shumë të mira me të dhe kam zhvilluar shumë takime. Në detyrimet e mia përpiqem që të jem sa më korrekt e të mos keq-përdor as imazhin e askujt tjetër. Unë po ju them se kjo është platforma dhe këtë platformë ja kam dorëzuar ambasadores së SHBA dhe më pas janë njohur edhe ambasadorë të tjerë.

Duhet të jemi serioz e mos bëjmë gallatë as me reformën në drejtësi dhe as me cështjen e integrimit europian. Ky zotëria ka zaptuar mediat dhe ka tronditur shtetin e së drejtës. Përkundër, ky do të pushtojë gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Maskat kanë rënë dhe Ilir Meta nuk bën lojëra me Kushtetutën e Shqipërisë dhe as me integrimin europian." - u shpreh Meta.

Të këshilluara

12 raste të reja me Covid 19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë identifikuar 12 raste të reja me COVID-19 dhe numri i të prekurve nga fillimi i pandemisë në vend shkon në 981. ...

11:09

Astrit Patozi: Ja arritëm edhe kësaj dite

Nga Astrit Patozi  Edi Rama dhe Lulzim Basha janë të pangjashëm, ngado që ta kapësh. Jo vetëm si tipologji politikanësh, por edhe në stil, në shije, në formi...

11:00

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita e sotme do të dominohet nga mot i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Shërbimi meteorologj...

09:23

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI