Flash

Komisioni i Venecias refuzon të japë një opinion për qeverinë e re të Kosovës

Lapsi.al 5 May 2020
Komisioni i Venecias refuzon të japë një opinion për

Komisioni i Venecias ka refuzuar të trajtojë kërkesën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për të dhënë një opinion rreth kompetencave të presidentit të Kosovës që lidhen me shpërbërjen e Kuvendit dhe me formimin e një qeverie të re.

Gazeta Express ka publikuar letrën që kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquiccio, i ka kthyer Kurtit këtë të martë. Në këtë letër, Komisioni thotë se nuk mund të merret me këtë kërkesë sepse do ta dëmtonte Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese (e Kosovës) po merret në mënyrë aktive me këtë kërkesë, dhe tashmë ka marrë një masë të përkohshme. Rrjedhimisht, unë e kam konsultuar Zyrën e Komisionit të Venecias, për ta pyetur nëse Komisioni duhet të merret me kërkesën tuaj, nën rrethana të tilla.

Kishte pajtim të plotë brenda Zyrës se organizmi i duhur për t’u marrë me këtë çështje, e cila në thelb përbën një çështje të interpretimit të Kushtetutës së Kosovës dhe jo të zbatimit të standardeve ndërkombëtare, është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës. Nëse Komisioni do të ndërhynte, kjo do të rrezikonte të dëmtonte autoritetin e Gjykatës. Prandaj, Komisioni nuk është në pozitë për të shqyrtuar kërkesën suaj.

Unë kam besim se Gjykata Kushtetuese do të ofrojë një zgjidhje të kënaqshme për këtë çështje. Komisioni i Venecias mbetet në dispozicion të autoriteteve të Kosovës për të bashkëpunuar rreth çfarëdo çështjeje tjetër brenda kompetencave të tij” – thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Komisionit të Venecias Gianni Buquiccio.

Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e Thaçit për të mandatar Avdulla Hotin për formimin e qeverisë së re pas rrëzimit me mocion të kabinetit të Albin Kurtit. Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar përkohësisht zbatimin e dekretit të Thaçit deri në marrjen e një vendimi që pritet të ndodhë brenda 29 majit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI