Flash

Shtyhet data e daljes së fituesve të Lotarisë Amerikane

Lapsi.al 29 April 2020
Shtyhet data e daljes së fituesve të Lotarisë Amerikane

Departameti Amerikan i Shtetit ka shtyrë datën e shpalljes së fituesve të lotarisë amerikane. Mësohet se lista e fituesve të lotarisë amerikane do të publikohet më datën 6 qershor dhe jo më 5 maj, siç ka ndodhur vitet e tjera. Ambasada Amerikane anuloi të gjithë takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve, përfshirë këtu edhe për fituesit e Lotarisë Amerikane për vitin 2020. 

Vendimi erdhi për shkak të krizës së COVID-19. Pak ditë më parë, presidenti Donald Trump deklaroi se do të pezullohet përkohësisht dhënia e lejës së qëndrimit të përhershëm për të huajt, (Green Card), për shkak të koronavirusit. Trump theksoi se do ketë një pauzë 60-ditore në lëshimin e Green Card, me qëllimin kufizimin e konkurrencës për vendet e punës, në ekonominë amerikane të goditur rëndë nga koronavirusi.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Divjakë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Divjakë. Sipas informacioneve paraprake, K.Q., 63 vjeç teksa drejtonte motomjetin e tij,...

18:05

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI