Flash

FOTO/ Mjekët britanikë në alarm: Sindromë e panjohur nga Covid-19 te fëmijët

Lapsi.al 29 April 2020
FOTO/ Mjekët britanikë në alarm: Sindromë e panjohur nga

Një sidromë e rëndë, deri tani e panjohur dhe që i atribuohet është përhapur te të rinjtë. Pak raste, por mjaftueshëm për të ngritur alarmin në spitalet e Britanisë së Madhe. Alarmi u lëshua fillimisht nga revista mjekësore Health Service Journal, pasi fëmijë të ndryshëm janë shtruar në terapi intensive për shkak të një gjendjeje inflamatore të enëve të gjakut. Janë simptoma që mund të jenë të lidhura me Covid-19.

“Në 3 javët e fundit, në të gjithë Londrën dhe në disa rajone të tjera të Britanisë së Madhe ka një shtim evident të fëmijëve të të gjitha moshave që paraqesin një gjendje inflamatore shumë-sistematike që kërkon kura intensive” – thuhet në një letër qarkulluese drejtuar mjekëve.

Bëhet fjalë për një simoptomë të re që ka gjeneruar “një shqetësim në rritje” sepse mund të jetë “një patogjen infektiv i panjohur, ende i panjohur që u bashkohet këtyre rasteve”.

Deri më tani ka pak të dhëna në dispozicion, si në aspektin e simptomatove ashtu edhe për përhapjen e inflamacionit: disa nga fëmijët e paktë të shtruar në spital kanë dalë pozitivë për Covid-19, të tjerë duket se e kanë marrë atë në të kaluarën dhe të tjerë akoma jo.

Të rinjtë janë konsideruar gjithmonë me rrezik të ulët sa i takon koronavirusit dhe për këtë arsye, Shoqata e Kujdesit Intensiv Pediatrik tani u ka bërë thirrje mjekëve që "të raportojnë raste të ngjashme me urgjencë maksimale". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Divjakë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Divjakë. Sipas informacioneve paraprake, K.Q., 63 vjeç teksa drejtonte motomjetin e tij,...

18:05

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI