Flash

Pandemia e koronavirusit, WhatsApp do pengojë përhapjen e “lajmeve të rreme”

Lapsi.al 7 April 2020
Pandemia e koronavirusit, WhatsApp do pengojë përhapjen e

"Në këtë moment të veçantë urgjence, gjatë së cilës miliarda njerëz nuk mund të shohin miqtë dhe të afërmit për shkak të pandemisë Covid-19, WhatsApp konfirmon veten si një aleat i vlefshëm për të komunikuar jo vetëm me të dashurit, por edhe me mjekët dhe mësuesit".

Kështu nis një njoftim i aplikacionit të mesazheve në blogun e tij. Risia është se në luftën kundër “lajmeve të rreme”, sistemi do të dërgojë një mesazh nëse vlerësohet se ajo që po dërgohet apo që keni marrë është me origjinë të dyshimtë.

Aplikacioni pritet që të bëjë edhe një ndalesë të mesazheve që mund të shpërndahen në mënyrë zinxhir. Edhe pse mund të behët fjalë për meme apo video humoristike, aplikacioni do të jetë i kujdesshëm në përhapjen e një “të dhëne” mbi një numër të caktuar mesazhesh.

“Në vitin 2019 prezantuam funksionin që ju lejon të njihni mesazhet që janë dërguar shumë herë. Kjo është një etiketë me një shigjetë të dyfishtë, e cila dallon edhe mesazhet me origjinë të dyshimtë. Tani këto mesazhe mund të përcillen vetëm në një bisedë” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI