Flash

Dyshimet/ Vatër e re infeksioni në Elbasan, i prekur një pronar lokali

Lapsi.al 7 April 2020
Dyshimet/ Vatër e re infeksioni në Elbasan, i prekur një pronar

Mbrëmjen e së hënës u konfirmua pozitiv një tjetër person në Elbasan duke e çuar në 11 numrin e rasteve të prekura me Covid-19 në këtë qytet. Sipas faxweb, rasti i fundit i konfirmuar është një 46-vjeçar pronar i një lokali pranë Gjykatës së Elbasanit në lagjen “5 Maji”, i cili deri ditën e premte ndoshta në mënyrë ilegale ka ushtruar aktivitetin e tij dhe në kohën kur e gjithë Shqipëria ishte në karantinë. Dyshohet se pronari është infektuar në ambientet e aktivitetit të tij.

Ai ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore paraditen e së hënës dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Shefqet Ndroqi apo siç është emërtuar tani COVID-1. Pasi kreu skaner dhe mjekët patën dyshime të forta se ai mund të jetë infektuar nga koronavirusi i morën tamponin dhe në mbrëmje përgjigjja rezultoi pozitive. Ai po trajtohet në spital dhe po mjekohet.

Sipas këtyre burimeve ai ka pasur kontakte me kryefamiljarin e familjes së dytë të infektuar në Elbasan, 62-vjeçarin, N. S të cilin e kishte pasur klient në lokal, por edhe bashkëshortin e Zv.drejtores së bankës. Frika e autoriteteve është përmasa e vatrës së infeksionit, pasi zhvillimi i aktivitetit të klubit deri vonë vë në rrezik të gjithë klientët që e kanë frekuentuar.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI